Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një automjet tip ‘Mercedes Benz’, ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti që kishte përballë, tip ‘Tojota’, në tentativë për ta shmangur, të përfundojë në kanalin në anë të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ‘Toyota’ ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, tip Mercedes Benz, është shoqëruar në polici, si i dyshuari shkaktar i aksidentit, ku edhe do ti kryhet testi i alkoolit.
