“Po e ulni për zgjedhje kaq, propagandë boshe”! Rama i përgjigjet komentuesit për çmimin e energjisë: Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks

Komenti: Po ca ke bërë o vlla se spo tmarrim vesh po na ben zotin. Është ulur çmimi në të gjithë botën. E rritët para 4 vitesh, po e ulni për zgjedhje kaq. Ça është kjo propagandë boshe.

Edi Rama: E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 lekë, që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët sesa çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë, prej 13.5 lekësh.