Plas sherri në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

DURRËS- Një sherr masiv ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e pedonales në zonën e plazhit në Durrës. Tre persona mësohet se janë qëlluar me thikë nga dy persona të tjerë.

Mësohet se dy prej të plagosurve, të moshës 18 dhe 20-vjeçare, kanë përfunduar me dëmtime të shumta në spitalin e Durrësit, ndërsa i treti ka marrë lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për asistencë mjekësore.