Plas sherri në Tiranë, dy persona dhe gruaja shtatzënë përfundojnë në spital

Një konflikt ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë në zonën e Unazës së re.

Të përfshirë në konflikt ishin shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu në spital për një kontroll mjekësor ka shkuar edhe bashkëshortja e shtetasit A.T., e cila është shtatzënë dhe ishte e pranishme gjatë konfliktit.

E FUNDIT/ Sherr mes dy të miturve në Tiranë, 14-vjeçari përfundon në spital, detajet e para

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”

Spanjollët “zbulojnë’ Shqipërinë/ Rritje e fortë e numrit të pushuesve nga gadishulli iberik
Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.