POGRADEC- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës 6 që lidhej me listën e tokës prej 34.660 ha në Çërravë për dhënie me qira, tensionet u rritën dukshëm. Vendimi u miratua me 20 vota pro, pas një debati të gjatë dhe të ashpër.
Pas njoftimit të rezultatit, situata u acarua dhe konflikti përfundoi në një përplasje fizike. Në këtë moment, këshilltari Ëngjëll Shyti u ngrit nga tavolina dhe u përplas fizikisht me banorin Kevi Muçllari, i cili ishte shprehur kundër vendimit.














