Plas grushti mes kolegësh në Policinë Bashkiake

TIRANË- Një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, poashtu punonjës i Policisë Bashkiake. Në një njoftim zyrtar, mësohet se Eugen Saliasi ka goditur Alfred Xhoxhajn për motive të dobëta lidhur me punën.

Ky i fundit është drejtuar në Komisariatin e Policisë ku edhe ka bërë edhe kallëzimin ndaj kolegut të tij. Bëhet me dije se, Saliasi u procedua për veprën penale, Goditja për shkak të detyrës.

Njoftimi i plotë:

“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi Eugen Saliasi, i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”