Planet për të investuar në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump shëtit me jaht në Qeparo

QEPARO- Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump edhe këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar pushimet. Ajo është parë me jahtin e saj luksoz në Qeparo, i cili ka qenë i parkuar që në orën 09:00 në atë zonë.

Së fundmi Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj janë shprehur se duan të ndërtojnë disa hotele dhe qindra vila në Ishullin Sazan, një zonë bregdetare në Vlorë.