SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe pas një përplasjeje fizike autori ka goditur me thikë një person, i cili më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndërkohë ka shoqëruar autorin në komisariat, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
