BERAT- Një plagosje ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 37-vjeçar, banues në Berat është paraqitur i plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është dërguar në spital rreth orës 00:55. Nuk dihet ende shkaku i plagosjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.













