Plagosja me thikë në Elbasan, Gjykata akuzon autorin për ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Cakton arrest me burg

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për A.K. i akuzuar për ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen “Për vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit” pёr ngjarjen e ndodhur mё datё 11.10.2024 nё qytetin e Elbasanit nё tё cilёn personi nёn hetim A.K., ёshtё arrestuar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 78-22 të Kodit Penal.

Sot më datë 13.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Gjyqtar z. Ardit Kuka me vendim Nr. (61200-03048-13-2024) 708 datё 13.10.2024.
VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A.K.,i arrestuar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 78-22 të Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.K.,
4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.
Palët e pranishme morën dijeni.
U shpall në Elbasan, më datë 13.10.2024.

GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E
JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN