TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja që ka ndodhur gjatë natës në zonën e Saukut. Mësohet se e reja, e cila është studente në Tiranë ndodhej në hotel bashkë me autorin.
Për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre ka ndodhur një sherr dhe autori e ka qëlluar me armë brenda në hotel. Më pas është larguar menjëherë nga aty.
E plagosura është ndihmuar nga punonjësit e hotelit që të shkojë në spital. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rastin.














