Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Policia: Autori qëlloi me pistoletë, jemi në kërkim. Emrat

RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gos të Rrogozhinës. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur nga komshiu i tyre Shpëtim Osma me armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.