Sipas njoftmiti të policisë, në pranga kanë rënë çifti i bashkëshortëve me iniciale, L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe.
SARANDË- Një çift të moshuarish janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë plagosur me mjet prerës një të mitur. Sipas njoftmiti të policisë, në pranga kanë rënë çifti i bashkëshortëve me iniciale, L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe.
Uniformat blu bëjnë me dije se, është proceduar penalisht edhe E. B., 39 vjeç, djali i çiftit të bashkëshortëve, pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim. Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.”













