Pilotët fluturojnë paralelisht gjatë eklipsit diellor në SHBA

SHBA- Eklipsi diellor i 8 prillit ka mahnitur miliona njërëz në mbarë botën por jo të gjithë kishin fatin që ta shihnin nga afër një fenomen të tillë. Eklipsi i 8 prillit është më i madh dhe më i dukshëm në SHBA në 100 vjet.

Pamje të këtij eklipsi janë ndarë në rrjetet sociale ku duket fenomeni i jashtëzakonshëm. Por nga pamjet e ndara së fundmi disa pilotë këtë fenomen e kanë festuar për mes një fluturimi të veçantë të cilin mund të kenë vetëm një herë shans në jetë. Pilotët Kevin Coleman dhe Pete McLeod fluturuan në një formacion paralel vetëm një metër larg njëri-tjetrit dhe 457 metra në qiell, ndërsa fotografët e njohur Mason Mashon dhe Dustin Snipes i fotografuan nga toka.

“Është një nga fotot më të vështira që kam provuar të bëj,” tha Mason Mashon.

Fotografimi i avionëve gjatë eklipsit diellor kërkonte muaj përgatitje, duke renditur detajet e vendndodhjes së avionit, shtigjeve të fluturimit, distancave dhe mjeteve të ndriçimit në errësirë ​​pothuajse të plotë. Për ta bërë më të dukshëm skicën e avionëve (për shkak të kushteve të ndriçimit), ekipi mbuloi krahët e avionëve me një mbështjellës të veçantë reflektues.

“Ka parametra të njohur për fotografimin e një eklipsi, por kur duhet të llogarisni lartësinë e avionëve nga toka për të përshtatur avionët në mënyrë perfekte me eklipsin, gjatë totalit, është një gjë krejtësisht tjetër,” shtoi ai.

Për koordinimin e nevojshëm, anëtari i ekipit të Forcave Ajrore të Red Bull, Luke Aikins, ishte ndërmjetësi në terren, duke ndihmuar në komunikimin mes fotografëve dhe pilotëve – duke marrë udhëzime nga fotografët të cilat më pas ua jepte direkt pilotëve.

Galeria e fotove më poshtë: