Nisma nisi nëpërmjet peticioni online dhe u zhvendos me nënshkrime në shkolla e sheshe në Tiranë. Peticioni i formuluar dhe shpërndarë në disa shkolla të kryeqytetit nga një grup prindërish, synon të nxisë Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që të shfuqizojë udhëzimin për mësimin e shkurtuar në shkolla. Në formulimin e dokumentit prindërit kanë parashikuar bojkot të mësimit dhe më pas protesta para ministrisë, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh në një afat kohor 5-ditor nga dorëzimi i peticionit.
Iva Çaushaj, një prej iniciatorëve të këtij organizimi sebashku me ajo. Sipas Çaushajt, kjo nuk është vetëm një çështje e prindërve, por e gjithë qytetarëve.
Peticioni citonte si bazë ligjore nenin 57, pika 1 të “Kushtetutës së Shqipërisë” me argumentin se po shkelet e drejta themelore kushtetuese për arsim, si dhe ligjin “Për arsimin parauniversitar” për cënimin e të drejtës së prindërve për konsultim në vendimmarrje.
Rigerls Xhemollari nga Qendresa Qytetare, një organizatë joqeveritare për çështje të arsimit, e cilesoi vendimin për orare të shkurtuara është diskriminues, pasi prek vetëm një pjesë të nxënësve ose rreth 370 shkolla në të gjithë vendin. “Shteti nuk ofron barazi për të gjithë fëmijët dhe shkel të drejtën për arsim cilësor, duke e bërë mësimin joefektiv me oraret e shkurtuara,” theksoi ai. Sipas tij, janë afro 60-70 mijë nxënës që preken nga mësimi me turne.
Një gazetare e njohur ishte pjesë e nismës për Mësim normal. Ermelinda Hoxhaj së fundi, pas deklaratës së ministres Kushi ka publikuar edhe një foto të prindërve nismëtarë duke e cilësuar atë uragan që solli një vendim të detyrueshëm për rikthimin në orare normale.