Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja ka fituar medalje Bronxi në Kampionatin botëror “Grand Prix II 2023”, në kategorinë 81 kg që u zhvillua në Katar. Çalja arrit të ngrejë 155 kilogram në shkëputje, ç’ka i dha dhe medaljen e Bronxit.
Sakaq në Katar, garoi dhe peshëngritësi tjetër i Shqipërisë, Erkand Qerimaj. Ai arriti të dalë në vendin e katërt në renditjen përfundimtare, gjë e cila i jep mundësinë automatikisht të garojë në Lojërat Olimpikë të Parisit në verën e 2024. Shkodrani ngriti 366 kilogramë në dygarësh dhe kaloi me sukses secilën provë.
Vitin e ardhshëm do të ketë dy evente të rëndësishme për peshëngritjen. Do të jetë Europiani në Bullgari në muajin shkurt, ndërsa një muaj më pas do të jetë Botërori i Tajlandës.
