Keidi Bare – ‘Pitbulli’ i Espanyol duket se do lëvizë nga katalanasit verën që vjen, pasi kontrata e tij skadon në datën 1 qershor 2024. Mesfushori pritet të jetë i ftuar nga Sylvinho për në Euro 2024.
Jasir Asani – Guangju në Korenë e Jugut duhet të jetë me fat që vlera e Jasir Asanit është dyfishuar në treg. Sulmuesi anësor ka shumë fansa në Europë, që janë të gatshëm për 1.2 milionë euro ta rikthejnë në Kontinentin e Vjetër.
Armando Broja – West Hami dhe Fulham në Premier League po ushtrojnë presion te Chelsea për të pasur në ekip sulmuesin 22-vjeçar. 30 milionë euro kërkojnë Blutë për të lënë të lirë shqiptarin.
Sokol Cikalleshi – Sulmuesi që ishte pikë fikse e Kombëtares luan me Konyaspor në Turqi dhe gjashtë golat e këtij sezoni mund të bëjnë që skuadra turke t’i ofrojë rinovimin. Megjithatë ai ka kontratë deri në qershorin e këtij viti dhe në Euro 2024 me gjasë do shkojë si lojtar i lirë.
Etrit Berisha – Portieri i Empolit në Serie A ka zhvilluar 79 paraqitje me Kombëtaren. 34-vjeçari nga Prishtina la Torinon për më shumë minuta verën e 2023. Duket se Berisha kërkon të jetë në portë me Kombëtaren në “Gjermani 2024”. Edhe ai ka kontratë deri verën e 2024 me Empolin.
