Perspektiva finalizon projektin Safebook for Safe Youth

Bumi teknologjik i viteve të fundit, shtimi i përdorimit të internetit telefonave celularë nga të gjitha grupmoshat ka sjellë edhe pasojat e veta negative. Fenomenet më problematike në vitet e fundit kanë rezultuar të jenë: bullizmi kibernetik, diskriminimi, abuzimi me substancat psikoaktive, dhunën mes adoleshentëve dhe shëndeti mendor i prekur pas pandemise Covid-19.
Me qëllim rikthimin e një ambienti miqësor dhe të sigurtë, por edhe rimëkëmbjen e këtyre pasojave,me mbështetjen e bashkimit Europian u krijua dhe u zhvillua një projekt ndërkontinetal ku u përfshinë 7 shtete: Serbi, Itali, Bosnia, Jordani, Tunizi, Poloni dhe Shqipëri.
Projekti u zhvillua përmes një seri fazash: trajnim trajnerësh, trajnime të rinjsh mbi kërkimet shkencore rreth këtyre 5 segmenteve, desk research, focus grupe, workshop-e të ndryshme në shtete dhe qytete të ndryshme.
Në fund të projektit u realizua punimi i një manuali që përfshin studime shkencore të shteteve përkatëse, ku për rastin e Shqipërisë kanë kontribuar: të rinj shqiptar, ekspert të fushës, instuticione, shkolla dhe student, etj.

Kjo punë 2 vjecare synon të mbyllet me integrimin e këtij manuali në institucione arsimore, por jo vetem, organizata, grupe të rinjsh, si një mjet ndihmës për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin mes brezash. Kjo do të ndikojë në përdorimin e internetit në mënyrë korrekte duke evituar pasojat negative që ka, shmangien e përdorimit të lëndëve psikotrope, uljen deri në zhdukjen e bullizmit , parandalimin e diskriminimit dhe eleminimin e dhunës dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit mendor.

Për të gjithë personat e interesuar që duan të kenë akses në një ndër manualet e pakta në gjuhën shqipe, manuali gjendet në format digjital në websiten e “Youth Center Perspektiva” ( https://www.perspektiva4youth.org/safebook-for-safe-youth/ )

Projekti zbatohet në periudhën
01.01.2023 – 31.12.2024 dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.