Përshkallëzohet protesta e opozitës, flakë dhe shpërthime para Kryeministrisë (FOTO)

Tensione të forta janë regjistruar përpara Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës, ku janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të godinës.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll me ujë dhe gaz lotësjellës.

Protestuesit janë duke u larguar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pas përdorimit të bombave molotov, fishekzjarrëve dhe flakadanëve, si dhe reagimit të Policisë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Protestuesit po zhvendosen drejt Sheshit “Skënderbej”, disa u futën drejt Piramidës, dhe disa nga Ministria e Punëve të Brendshme për t’u larguar nga efektet e gazit lotsjellës.