TIRANË- Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, pas protestës së zhvilluar para Parlamentit gjatë seancës plenare. Edhe protesta e sotme u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Situata u tensionua gjatë zhvillimit të tubimit, ndërkohë protestuesit përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në shenjë proteste, disa prej tyre rrëzuan kazanë mbeturinash në rrugë, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike.
Ndërkohë, në momentin e protestës, deputetët ndodheshin brenda sallës së Parlamentit, ku po zhvillohej seanca plenare. Sipas të dhënave paraprake, personat e shoqëruar janë dërguar në Komisariatin Nr. 1 për verifikim dhe procedurat përkatëse




