Përplasja në protestën në aksin Thumanë-Kashar, polici godet me skafandër protestuesin me fëmijën në krahë

THUMANË- Pasditen e sotme u zhvillua proteta e katërt e banorëve të Fushë Krujës, Krujës dhe Thumanës ku kërkojnë të kenë akses hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm për lëvizjen e tyre të përditshme.

Ashtu si në protestat e kaluara edhe sot nuk mungoi përplasja e banorëve të zonës me efektivët e policisë. Në videon e mëposhtme shihet se një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte së bashku me fëmijën e tij të mitur në krah.

Polici e ka goditur me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën, ndërsa përplasja ka ndodhur ndodhur sepse banori kërkonte të hynte në korsinë e autostradës që ishte bllokuar nga protestuesit e tjerë në shenjë revolte. Një episod i njëjtë i mospërmbajtjes së policisë u regjistrua të enjten e kaluar pasi shefi i Policisë Rrugore, Altin Qato dhunoi një tjetër banor duke e qëlluar me pëllëmbë, pasi ai mbështeti protestuesit në autostradën Thumanë-Kashar.