KORÇË- Vdes në aksident oficeri i policisë. Ngjarja ndodhinë fshatin Neviçisht në Korçë, ku ka humbur jetën një oficer policie. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në Neviçisht, në aksin Korçë-Bilisht, ku një trajler që është përplasur me një makinë, i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit të vogël.
Kamioni lëvizte nga Korça në drejtim të fshatit Plasë. Ndërsa mjeti i vogël udhëtonte në drejtim të Korçës, por ka qenë duke lëvizur në korsinë e kundërt.
Mësohet paraprakisht se drejtuesi i kamionit është përpjekur të shmanget. Drejtuesi i mjetit të vogël që ka humbur jetën është oficeri i policisë Ilir Duni, 62-vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policie dhe ambulanca.
