Përplaset avioni privat në Moskë! Humb jetën kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeni Prigozhin, kreu i grupit Wagner, ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni privat në Rusi, raporton BBC. Mësohet se nëntë persona të tjerë në bord kanë vdekur gjithashtu.

Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Vetëm dy muaj më parë Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në qershor.

Siç raporton BBC, lideri i Wagner, Evgeny Prigozhin ka vdekur së bashku me nëntë të tjerë që ishin në bordin e avionit. Siç njoftuan shërbimet ruse, një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Moskës, duke vrarë të dhjetë personat në bord.

Sipas mediave ruse, lideri i Wagner, Evgeny Prigozhin, ka vdekur pasi ka hipur në aeroplanin që thuhet se është i tij.

“Një avion privat Embraer Legacy që udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver.

Në bordin e avionit ndodheshin 10 persona, përfshirë 3 anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve të para, “të gjithë në bord kanë vdekur”, tha ministria në një reagim emergjent në Telegram.