Një person është lënduar këtë të premte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Cërrik-Belsh.
Burime nga media bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë, një nga automjetet ka dalë nga rruga. Ndër të tjera mësohet se nga përplasja është lënduar një person i cili akoma ndodhet në automjet në pritje të ambulancës.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
