Elbasan, 8 korrik 2025 – Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja” është arrestuar nga forcat e Policisë në kuadër të operacionit të koduar “The End”.
Shtetasi B. L., banues në Elbasan, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë më 17 prill 2025 me 7 muaj e 4 ditë burgim, pasi kishte përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij gjatë vitit 2023.
Arrestimi u bë i mundur falë kontrolleve të bazuara në informacione operative nga strukturat hetimore të Komisariatit të Elbasanit.
