Përndoqi dhe kërcënoi një të mitur, arrestohet 34-vjeçari në Gramsh

Gramsh

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 34 vjeç.

Sipas policisë, ai dyshohet se për motive të dobëta ka përndjekur një 17-vjeçar dhe e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.