Specialistët e Krimeve Kibernetike kanë shpallur në kërkim shtetasin K. Sh., 31 vjeç, i dyshuar për përndjekje dhe kanosje ndaj një 33-vjeçareje përmes rrjeteve sociale. Materialet janë referuar në Prokurori dhe policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
