Përndiqte një grua, procedohet 42-vjeçari në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. K., 42 vjeç.

Ai dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 54-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.