Përmbytjet, peshqit hyjnë nëpër banesa në Novoselë. Video

VLORË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, konkretisht në Novoselë. Përmbytjet e ardhura si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, kanë sjellë peshqit drejt banesave. Uji i dalë nga shtrati ka shkuar në drejtim të zonave të banuara, duke sjellë kështu me vete edhe gjallesat ujore.

Në videon e shfaqur më sipër, shihen qartësisht situata e pazakontë e cila ka kapluar Vlorën ditët e fundit. Reshjet intensive vijojnë, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve përkatëse për të neutralizuar situatën.