Përmbytjet/Njoftimi i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit për moszhvillimin e mësimit në dy qarqe

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dale ne njoftim per zonat e permbytura duke njoftuar se ne disa shkolla nuk do te zhvillohet mesim deri ne permiresim te motit.
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.
Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.
Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.
Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.
2