Dyshohet se të paktën 60 emigrantë kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje në Detin Mesdhe.
Siç raporton YahooNews janë shpëtuar 25 të mbijetuarit e tjerë janë shpëtuar nga anija e grupit humanitar SOS Mediterranee, Ocean Viking.
Emigrantët ishin nisur nga Zawiya drejt bregdetit libian shtatë ditë para se të ndodhte tragjedia. Më pas motori i gomones është prishur pas tre ditësh lundrim.
Ekuipazhi i Ocean Viking e kishte pikasur gomonen më pas kanë bërë të mundur shpëtimin i tyre në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane.
Dy prej të mbijetuarve kanë qenë pa ndjenja dhe në gjendje kritike, teksa janë dërguar me helikopter në Sicili për trajtim të specializuar.