Përmbyset në rrugë makina në aksin Fier- Lushnjë

LUSHNJË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Fier-Lushnjë.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se si një makinë është kthyer përmbys, teksa ende nuk dihen shkaqet.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet njoftimi i bluve për t’u njohur edhe me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.