Fundi i ndeshjes së vlefshme për Final Four mes Egnatias dhe Elbasanit në “Air Albania”, e përfunduar 4-0 në favor të rrogozhinasve, u shoqërua me incidente të dhunshme mes tifozërive të dy ekipeve.
Sipas raportimeve, tensioni u rrit menjëherë pas fundit të takimit, duke çuar në përplasje fizike mes dy grupeve të tifozëve. Ndërhyrja e shpejtë e policisë ishte e domosdoshme për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar eskalimin e dhunës.













