Në Librazhd, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan rastin në Prokurori ndaj dy shtetaseve S. Sh., 39 vjeçe dhe S. Sh., 29 vjeç, kunata.
Sipas hetimeve, 39-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit e ka dhunuar psikologjikisht 39-vjeçaren.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.













