Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 37 vjeç.
Ai dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. L., 46 vjeç, për motive të dobëta, ndërsa Policia po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













