DROPULL- Përkeqësohet për shkak të erës së fortë, situata nga zjarri në Dropull dhe Finiq. Mësohet se prej disa orësh 21 efektivë të FA, 54 forca zjarrfikëse me 14 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Dropulli, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe Konispoli, si dhe helikopteri Cougar, janë duke punuar për izolimin e flakëve.
Vështirësi është hasur dhe në zonat kodrinore, si pasojë e tymit dhe terrenit jo të favorshëm. Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, zjarri ka agravuar, ndërkohë që era në favor të flakëve është si aktor i paguar.
