Përfundon numërimi për votimin brenda! PS merr 83 mandate, PD-ASHM-50! KQZ: Ja shifrat për qytetarët që votuan dhe fletët e shpallura të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda vendi.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, numri total i zgjedhësve në listë ka qenë 3.467.962, ndërsa kanë votuar 1.458.251 persona, duke e çuar pjesëmarrjen në 42.21%.

Nga këto, 1.402.820 vota janë konsideruar të vlefshme, ndërsa 55.334 janë shpallur të pavlefshme.

KQZ njofton se procesi për votat nga jashtë vendit është ende në zhvillim, ndersa deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave të ardhura nga emigrantët.

Gjithashtu KQZ bën të ditur se numërimi ka përfunduar plotësisht vetëm për qarkun Kukës.

Sipas të dhënave të publikuara nfa KQZ, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese, duke grumbulluar 775,226 vota ose 52.3%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

E dyta renditet Koalicioni PD-ASHM me 503,593 vota vota ose 33.9%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 56,036 vota ose 3.8%.

Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 48,352 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 45,766 vota ose 3.1% ndërsa Lëvizja Bashkë 22,311 vota ose 1.5%