TIRANË- Shkodra Elektronike ka arritur finalen e Eurovisionit. Gjatë natës së sotme, ku ishte gjysëmfinalja e parë e kompeticionit muzikor ndërkombëtar, Shkodra Elektronike ka dhuruar super performancë.
“Zjerm” pushtoi skenën dhe zemrat e të gjithëve në audiencë, që kënduan dhe vallëzuan bashkë me Beatriçen, e cila dominoi plotësisht skenën
Shkodra Elektronike ishte e 12-ta me radhë për të performuar në natën e parë gjysëmfinale.
10 shtetet e para finaliste të “Eurovision 2025” janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali dhe Ukraina.
