Ka përfunduar faza e tretë e konkurrimit, testimi me shkrim, për pozicionin Patrullë e Përgjithshme.
Nga 852 kandidatë që iu nënshtruan kësaj faze, 710 djem dhe vajza u shpallën fitues.
Ashtu si në dy fazat e para, edhe kjo fazë u zhvillua me transparencë të plotë dhe nën monitorimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Fituesit do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimit në vijim.
“Policia e Shtetit falënderon të gjithë të rinjtë dhe të rejat që aplikuan dhe konkurruan në tre fazat e para, dhe u uron suksese fituesve të kësaj faze që do të vijojnë garën në etapat e ardhshme”, njofton Policia e Shtetit.
