Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë. Banorët largohen të tmerruar

Kati i fundit i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut të autobusave në kryeqytet, në rrugën ‘Sali Butka’ pranë DPSHTRR.

Shtëllungat e tymit kanë mbuluar ndërtesat ngjitur të cilat rrezikojnë të marrin flakë. Po ashtu, raportohet se forcat zjarrëfikëse nuk futen dot brenda ndërtesës pasi është bllokuar nga tymi. Banorët e kësaj zone kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre. •Ende nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka treguar për mediat situatën e zjarrit që përfshiu pallatin 10-katësh pasditen e sotme te Ish-parku i Autobusëve’. Goxhaj tha se zjarri po shkon drejt izolimit, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Ai tregoi se deri më tani nuk ka persoan të lënduar, ndërsa flakët nisën fillimisht në katin e dytë të pallatit.

“Në këtë moment situata e zjarrit është në kontroll. Po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit. Ka marrë përmasa të shpejta. Ka qenë diku në kation e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar. Zjarri ka bërë dëm të madh dhe po shkon drejt izolimit. Në këtë moment nuk nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit as rezultate përfundimtare. Do jemi këtu për të siguruar që mos të kemi humbje të jetës së qytetarëve. Zjarri ka qenë në pjesën e jashtme të objektit. Dyert janë të blinduara, për momentin nuk i verifikojmë dot. Të dëmtuara banesa janë vetëm ato që kanë pasur hapur dritaret. Për momentin dallojmë vetëm dy hyrje të dëmtuara, pjesa tjetër duhet të verifikohet. Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Vetëm pak që janë dëmtuar nga ana e frymëmarrjes, kanë marrë ndihëm e parë dhe s’kemi zjarrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është në kontroll”, tha Goxhaj.

Zjarri vijon të jetë aktiv prej gati 3 orësh. Sakaq, mësohet se një prej zajrrfikësve është asfiksuar nga tymi, teksa po përpiqej të shuante flakët dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.