Përfshihet nga flakët oxhaku i një pallati në Pukë, detaje

Oxhaku i një pallati tre katësh në Pukë është përfshirë nga flakët.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve ajo që ka neutralizuar zjarrin duke mos lejuar që të rrezikoheshin banesat.

Shefi i zjarrfikësve Agron Haroj ka thënë se ishte ndërhyrja e shpejtë ajo që shmangu rrezikun.

“Do vazhdojmë të monitorojmë situatën gjatë natës”, tha ai.