Përfshihet nga flakët një servis makinash

Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër, Është përfshirë nga flakët një servis makinash.

Si pasojë e rënies së zjarrit, janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

“Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38-vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit, janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit”.