Përfshihet nga flakët një pallat, banorët dalin të frikësuar jashtë. Ndërhyn zjarrfiksja

LEZHË- Mbrëmjen e sotme raportohet se është përfshirë nga flakët një pallat në Lezhë. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në automatet e ndërtesës. Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”.

Banorët kanë dalë të frikësuar jashtë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët e ndërtesës por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.