Përfshihet nga flakët një apartament në Lushnje

Një apartament në Lushnjë është përfshirë nga flakët.

Apartamenti ndodhet në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit.

Banesa e djegur ndodhet në katin e katërt të një pallati.

Mësohet se në momentin që ka rënë zjarr, në banesë nuk ka pasur njeri.

Nga flakët, rrezikohen dhe banesat e tjera në pallat.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset dhe policia.