Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka lajmëruar sot rritje pagash për Policinë e Shtetit. Gjatë një deklarate për mediat, Koçiu deklaroi se nga kjo rritje përfitojnë 720 punonjës gjithsej. Ndërkohë që më tej ka theksuar se nga kjo rritje do të përfitojnë Forcat RENEA, Forcat kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale.
“Këtë prezantim e mbyll me një lajm të mirë që ka të bëjë me faktin që në mbledhjen e radhës kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë. 720 prej tyre do të përfitojnë rritje dhe është një rritje që shpërblen të gjithë ata policisë që përballen dhe janë në vijën e parë të rrezikshmërisë. Bëhet fjalë për Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacione”, tha Koçiu.













