TIRANE – Kategoria Superiore do të ulë siparin të dielën, më 31 maj, ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i sezonit 2025-2026. Tri skuadrat e mbetura në garë për trofeun, Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia, do të luajnë ndeshjet e tyre të fundit në orën 19:00.
Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia dhe Elbasani do të përballen në një duel direkt ku secilit ekip i nevojitet fitorja. Rezultati i këtij takimi do të jetë i lidhur ngushtë me sfidën tjetër që luhet në të njëjtën kohë.
Paralelisht, në stadiumin “Elbasan Arena”, Egnatia do të luajë ndaj Dinamo Cityt. Skuadra rrogozhinase kryeson garën për shkak të dy fitoreve të arritura ndaj rivalëve të saj të drejtpërdrejtë në fazën “Final 4”.
Në raste fitoreje, Egnatia do të shpallej kampione, pa u interesuar për rezultatin e ndeshjes tjetër. Në sfidën tjetër, Elbasani dhe Vllaznia do të shpresojnë në një humbje të rrogozhinasve.














