Peqin/ Në kërkim 32-vjeçari për dhunë me send të fortë

Peqin, 16 Dhjetor 2025 – Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. T., 32 vjeç, i dyshuar për goditje me send të fortë ndaj shtetasit A. A., 29 vjeç, për motive të dobëta. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.