6 vrasje dhe 20 ngjarje kriminale janë zbardhur nga policia dhe prokuroria pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. •Ai i cili nxori emrat e vrasësve të pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut.
Të arrestuarit të cilët akuzohen si pjesë e grupit të këtij të fundit janë Bledar Berberi, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.
Vrasjet kanë ndodhur në kohë të ndryshme në vende të ndryshme, në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.
Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.
Raportohet se në pranga ka përfunduar edhe e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata.












