PD Elbasan mohon akuzat, kreu i PD e quan shpifje ndërrimin e bravave

PD Elbasan ka mohuar akuzat se dyert e saj janë të mbyllura. Në një reagim në rrjetet sociale kryetari i Pd Eugen Isaj i quan shpifje.

Ai  ka publikuar në profilin e tij në facebook shprehjen “Heshtja është përgjigja më e mirë për shpifjet”.

Me pare lajmi u publikua në media të ndryshme pas një statusi të nxjerrë në profilin e tij në Facebook nga deputeti Luçiano Boçi i cii e ka cilësuar këtë veprim si ‘panik nga anëtarësia’ e cila e ka votën në ‘mendje e shpirt’ dhe jo vetëm në letër.

Më tej ai është shprehur se është marrëzi t’i mbyllësh derën demokratëve, sepse vullneti i tyre nuk mund të ‘kyçknmjhuit’.

Por fill pas lajmit ka reaguar Kryetari i degës së PD në Elbasan Eugen Isaj. Z. Isaj i cili ka deklaruar se zyrat janë të hapura për çdo anëtar të PD dhe se lajmi i përhapur është shpifje. “Mund të vijë e të verifikojë kushdo se selia e PD është e hapur për të gjithë dhe asnjë bravë apo çelës nuk është ndërruar. Të gjitha tjerat janë shpifje”, është shprehur kryetari Isaj.