Pas videoskandalit të Safet Gjicit, sot zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës, do të votohet në 74 Qendra Votimi

Sot qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas videskandalit seksual me Safet Gjicin, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë.

Procesi do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.

Në garë janë Albert Halilaj i PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.